62-vjeçari u ekzekutua në sy të familjarit, dyshohet për shkak të borxheve


Haxhi Baçinozi, i ekzekutuar tek Liqeni i Tiranës pasditen e së shtunës dyshohet të jetë ekzekutuar për borxhe të pashlyera. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e krimit.

Borxhet e pashlyera mendohet të ketë qenë shkaku për ekzekutimin e 62-vjeçarit tek Liqeni i Tiranës, pasditen e së shtunës. Haxhi Baçinozi u qëllua në sy të një familjari të tij, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori. Burime të ABC-news tregojnë se autori ka pasur një kapele dhe nuk ka pasur maskë në momentin kur ka qëlluar në drejtim të 62-vjeçarit. Në vendin e ngjarjes, kanë shkuar ekspertët, të cilët kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Mësohet se Haxhi Baçinozi ka qenë i dënuar politik, nën akuzën e agjitacionit dhe propagandës në vitin 1982 dhe 1984./abcnews.al