Nga e hëna misioni i OSBE-ODIHR-it do të fillojë me monitoring më të detajuar për procesin e zgjedhjeve presidenciale.
Paraprakisht ekipi monitorues është takuar edhe me kryesuesit e KSHZ-së, të cilët i kanë njoftuar për mbarëvajtjen e mbikëqyrjes së procesit zgjedhor, thotë për TVM, shefja e misionit vëzhgues të OSBE-së, Korin Jonker.
“Patëm takim të hapur dhe miqësor me KSHZ-në dhe ju treguam se sapo kemi filluar mbikëqyrjen dhe i njoftuam se javës së ardhshme do të fillojmë me monitoring më të detajuar. Më vonë do ti shqyrtojmë të gjitha fushat e ndryshme që ndërlidhen me zgjedhjet”, shprehet shefja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Korin Jonker.
11 ekspert, 18 mbikqyrës afatgjatë dhe diku 250 vëzhgues afatshkurtër nga OSBE do të vëzhgojnë ecurinë e zgjedhejve presidenciale.
Këto numra sipas misionares vëzhguese të OSBE-së do të jenë të mjaftueshëm për të pasur mbikëqyrje legale të zgjedhjeve.
Sqaron se vendimi për numrin e monitoruesve është bazuar në raport me numrin e vendvotimeve dhe shtetit.
“Sapo kemi filluar me ekipin prej 11 ekspertësh ndërsa javën e ardhshme do të jemi të kompletuar me 18 mbikëqyrës afatgjatë ndërse kemi kërkuar edhe 250 mbikëqyrës afatshkurtër nga vendet anëtare, por OSBE do të vendos sa mbikëqyrës do të dërgojnë. Duhet të presim për të parë se cili do të jetë numri i përgjithshëm i monitoruesve të OSBE-ODIHR”, thekson Jonker.
OSBE do të monitorojë vetëm zgjedhjet presidenciale ndërsa nuk do të jetë fokusi edhe për zgjedhjet lokale në disa komuna.
Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale, respektivisht me 22 prill, OSBE do të del me pres konference për të dhënë mendimin për zgjedhjet, ndërsa raporti final do të jetë gati kah fundi i qershorit, sqaron për televizionin tonë, shefja e misionit vëzhgues të OSBE-së, Korin Jonker.