E FUNDIT: Edhe BDI përkrahë kandidaten e Ivanovit për Guvernator, Fatmir Besimi ra nga kombinimi

Burime të sigurta nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë thënë për Telma se nuk kanë asnjë problem që kandidatja e Presidentit Ivanov, Anita Angelovska Bezhovska të emërohet për Guvernatore e Bankës Popullore, shkruan Fakte. Sipas lëvizjeve të fundit, kandidati i deritanishëm i integristërve, Fatmir Besimi, përfundimisht bie nga kombinimi për këtë post të lartë finansiar. Më herët, edhe LSDM u distancua nga ai, edhepse Besimi është Këshilltar i Kryeministrit Zaev.

Nesër në rend dite të Kuvendit të Maqedonisë, përveç zgjidhjeve të ndryshme kadrovike në eshalonet më të larta të pushtetit ekzekutiv, pritet edhe zgjidhja e Guvernatorit të Bankës Popullore, pasi atij të deritanshmit, Dimitar Bogov, i skadon mandati.