Këngëtari, njëherësh pjesëtar i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Asim Gashi e ka quajtur të ulët komplimentin që grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviç ia ka bërë vajzës së Zhelko Razhnatoviq.
Përmes një postimi në “Facebook”, Gashi ka shkruar se Sellma do të ishte mirë t’i shihte masakrat që Arkani ia kishte bërë shqiptarëve e pastaj ta lavdëronte.
“Ju Zonja apo Zonjusha Sellma, s’të ka ra mi pa masakrat qe i ka bër Baba e kësaj qikes ne Kosove siç me ka ra me pa mua, ku sot e kësaj dite ende me parafytyrohen këta paramilitar qe na vranë me te dashurit tanë, se me te vërtet kishit mendu ndryshe. Ma mirë kishte me qen p.sh. me vizitu kompleksin Adem Jashari në Prekaz, ku sot ju e gëzoni këtë liri, se sa që keni bërë kësi komplimente qe për popullin Shqiptarë është shumë e prekshme. P.s. është mendimi im e di qe shume mujn me than po hajt se për veti e ka, por te paktën një reagim si Artist”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Sellma i ka lënë një koment vajzës së kriminelit serb në rrjetin social Instagram, ku i ka shkruar: Lepotica. Ky koment i grimeres që është e njohur tashmë për ndryshimet që bën tek të famshmet shqiptare, ka irrituar shumë kosovarë të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.