Haradinaj: Boll mo, ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë dhe jo Kosovës!


Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëj presion ndaj Serbisë rreth çështjes së dialogut në Bruksel.

Shefi i Qeverisë theksoi se Kosova s’e ka ndërmend ta heq taksën pa nënshkrimin e një kontrate obligative rreth Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, dialogun e ka bllokuar Beogradi zyrtar dhe jo Prishtina.

“Me kërcënime me pasoja nuk shkojnë punët kështu. Gjithë jemi vende të lira. Serbisë s’po munden me i bo presion për dialog, por po i bëjnë viktimës, Kosovës. Mendojë se boll mo me shkelë viktimën. Unë i besojë Amerikës dhe aleatëve tonë”, është shprehur ai.

Delegacioni e ka votuar Parlamenti. Nuk ndërhyrje tek ta por i respektoj në çfarëdo ndihme. Jam habit me reagimet për platformën në Serbi, ka deklaruar Haradinaj.