Me 279 vëzhgues, 11 njohës së çështjeve të jurisprudencës, të politikës e të teknologjisë dhe 18 ekspertë afatgjatë, do të shpërndajë Misioni i OSBE-së në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) për të mbikëqyr procesin para, gjatë dhe pas zgjedhjeve presidenciale 2019, transmeton Portalb.mk.
OSBE-ja ka vëzhguar edhe Referendumin e 30-të shtatorit, i cili nuk pati census sepse nuk kishim pastrim të Listës Zgjedhore, nga e njëjtat nuk kanë vlerësim se a është pastruar Lista Zgjedhore.
Shefja e Misionit të OSBE-së, Korin Jonker ka deklaruar se do të vëzhgohet edhe administrata zgjedhore, regjistrimi i votueseve dhe kandidatëve, megjithëse disa herë theksoi, se ata janë këtu për të vlerësuar procesin, e jo për të ndikuar në rezultatet.
“Misioni do të vëzhgojë jo vetëm procedurat e vëzhgimit, por do ta ndjekë procesin zgjedhor para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Do ta vëzhgojmë administratën zgjedhore, regjistrimin e votuesve dhe kandidatët, fushatën dhe financimin e saj. Nuk ka interesojnë rezultatet e zgjedhjeve, pot cilësia e tyre, drejtësia dhe paanshmëria e procesit, që kandidatët dhe votuesit të kenë të drejtat të barabarta. roli ynë është të vëzhgojmë dhe raportojmë, e assesi të ndikojmë në rezultatet”, tha Jonker.
Misioni do të publikojë raport të përkohshëm një ditë pas zgjedhjeve, dhe raport përfundimtar pas disa muajsh, me rekomandime drejt institucioneve kompetente.
Portalb.mk: Ju keni vëzhguar edhe procesin e fundit të zgjedhjeve të referendumit. Një problem që u has ishte mospastrimi i Listës Zgjedhore dhe mosarritja e censusit. A është pastruar Lista?
“Nuk është se nuk dua të përgjigjem në pyetjen tuaj, e kuptoj se është e vështirë, por jemi ftuar këtu që t’i vëzhgojmë zgjedhjet presidenciale. Raporti përfundimtar për referendumin është duke u përgatitur në zyrën tonë në Varshavë, dhe do t’ia përcjell tash pyetjen zonjës Kara, e cila do të përgjigjet sa do të ketë mundësi”, tha Jonker.
“Kishim probleme me regjistrimin e votuesve gjatë referendumit, të gjitha raportet për Referendumin janë onlajn. Nuk dua të flas për problemet që mund të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale. Duke e pasur parasysh se kemi ardhur paka para kohësh, nuk mund të vlerësojmë se a ka ndonjë dallim nga referendumi dhe situatës që është tani – zgjedhjet presidenciale”, tha pjesëtarja tjetër e Misionit të OSBE-së, Kara Kastaldo.
Mosplotësimi i listës zgjedhore, pengoi arritjen e censusit
Më 30 shtator, shumë qytetarë – familje nuk arritën ta gjejnë veten në listën zgjedhore, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me çka nuk kanë shfrytëzuar të drejtën që të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Kjo ka ndikuar edhe në mos arritjen e censusit të referendumit, i cili duhej të ishte 903,169 votues, por ishte 666,746 votues.
Përndryshe, OSBE-ja deri tash ka vëzhguar mbi 380 procese zgjedhore, në mbi 57 vende pjesëmarrëse dhe 17 misione vëzhguese, përfshirë këtu edhe RMV-në.