Miratohet Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi


Kuvendi sot ka miratuar Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, pas të premten është shterur diskutimi. Për Ligjin kanë votuar 52 deputetë, tre kanë qenë të përmbajtur, ndërsa nuk ka pasur kundër.

Me faktin se Ligji sillet me shumicë të Badenterit, për të kanë votuar 13 nga 20 deputetë të pranishëm që janë pjesëtarë të bashkësisë joshumicë, kundër nuk ka pasur, ndërsa një ka qenë i përmbajtur.

Debati për Propozim- ligjin për antidiskriminim i cili është me flamur evropian ka kaluar me qëndrime kundërthënëse mes pushtetit dhe opozitës lidhur me përfitimet e kësaj zgjidhje ligjore, sa është ai në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, kundrejt mbrojtjes së vlerave tradicionale.

Për pushtetin ligji është evropian dhe demokratik, me të avancohen të drejtat e njeriut sipas gjitha bazave, për opozitën me të hapen mundësitë e ridefinimit të kategorisë familje, fshirje e kësaj zgjidhje ligjore, sa ai është në funksion të avancimit të të drejtave dhe lirive të qytetarit, kundrejt mbrojtjes së vlerave tradicionale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska para deputetëve ka shpjeguar se bëhet fjalë për zgjidhje ligjore me të cilën respektohen standardet evropiane dhe ndërkombëtare nga çdo lloj diskriminimi.

“Janë përfshirë të gjitha bazat e diskriminimit, ndërsa më të vendosen edhe mekanizma më efikas të mbrojtjes”, ka thënë Carovska dhe ka shtuar se për herë të parë mundësohet punë e Komisionit të ekspertëve për mbrojtje nga diskriminimi.

Konform zgjidhjes ligjore ndalohet çdo diskriminim në bazë të racës, ngjyrës së lëkurës, origjinës, përkatësisë kombëtare ose etnike, gjini, orientim seksual, identitet gjinor, përkatësi të grupit të margjinalizuar, gjuhë, shtetësi, origjinë sociale, arsim, religjion ose bindje fetare, bindje politike, bindje tjetër, aftësia e kufizuar, mosha, gjendja familjare ose martesore, status pronësor, gjendje shëndetësore, statusi personal dhe statusi shoqëror ose çfarëdo baze tjetër.

Ligji paraprakisht ka qenë në procedurë parlamentare në procedurë të rregullt, por ka qenë i “bllokuar” tetë muaj, me çka Qeveria e ka tërhequr dhe dërguar me flamur evropian në procedurë të shkurtuar.