Zgjimi i hershëm, jo i shëndetshëm


Shkencëtarët e Universitetit të Teksasit kanë ardhur në konkludim që ai që zgjohet herët mund të ketë ndikime negative për shëndetin.

Pas një viti hulumtimesh të trupit të njeriut, ata kanë konstatuar që zgjimi i hershëm ka ndikim negativ në psikikën njerëzore dhe mund të çojë në probleme serioze.

Ekspertët thonë që njerëzit të cilët janë të detyruar të zgjohen herët kanë ndjenjën e irritimit dhe që me atë ndjenjë përballen tërë ditën.

Sipas shkencëtarëve, deri te efekti i këtillë vjen për shkak të faktit që bioritmi i trupit të njeriut prishet, prandaj mund të çojë në probleme mendore.

Për t’i shmangur këto pasoja të pakëndshme për trupin dhe psikën e njeriut, mjekët u rekomandojnë punëdhënësve që fillimin e ditës së punës ta lëvizim për disa orë.