Për ta edukuar siç duhet fëmijën, provoni këto këshilla nga psikologu i njohur amerikan


Rritja dhe edukimi i fëmijës janë gjëra të mbushura me sfida, por që padyshim se me vete bartin edhe kënaqësi.

Nëse qëllimi juaj është ta edukoni sa më mirë fëmijën, atëherë provoni t’i implementoni këshillat e psikologut amerikan Dr. Kevin Leman, i cili thotë se formula e artë mund të përmblidhet në disa këshilla.

1: Gjithmonë qëndroni konsistent në sjelljen tuaj, në mënyrë që fëmija ta dijë se jeni seriozë për atë çfarë thoni e bëni

2: Çdo herë përmbusheni atë çfarë thoni dhe asnjëherë mos devijoni nga ajo.

3: Në vend se të silleni me agresivitet, më mirë heshtni, mendoni, pastaj reagoni në formë adekuate.

4: Gjithmonë numëroni deri në dhjetë kur ballafaqoheni me një problem dhe pyeteni veten: Çfarë duhet të ndryshojë?

5: Asnjëherë mos i kërcënoni fëmijët.

6: Asnjëherë mos u zemëroni me fëmijët. Edhe nëse i humbni nervat, kërkoni falje fëmijës për çdo ofendim që mund ta keni bërë.

7: Mos u merrni me problemet e fëmijës, pasi që janë gjëra që fëmija duhet të merret vet me to në mënyrë që të zhvillohet.

8: Mos mendoni se sjellja e keqe do të zhduket, harroni pritshmëritë.

9: Mbajeni një shprehje të lumtur të fytyrës edhe atëherë kur jeni të nevrikosur.