Maqedoninë e Veriut e pret një “President„ me Jugo

Kandidati presidencial i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski ka si pasuri mbi vete vetëm një Jugo edhe atë mbi 20 vjet e vjetër me vlerë 1000 euro.

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski që nga momenti që ka qenë deputet e deri tash ka arritur të kursej vetëm 12 mijë e 300 euro.
Bashkëshortja e tij posedon një Reno Megan dhe ka kursyer vetëm 3 mijë euro.

Ja edhe lista e Pendarovskit e paraqitur në komisionin Antikorrupsion.