Funksionari i LSDM-së Xhevat Iseni: Unë e përkrah shqiptarin për president!


Dilema në LSDM rreth përkrahjes së kandidatit të tyre presidencial. Funksionari i LSDM, Xhevat Iseni ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për kandidatin e pavarur shqiptar për president Blerim Reka. Ai këtë qëndrim e ka shprehur publikisht dy ditë më parë përmes një postimi në facebook, edhe pse partia e tij ka nxjerrë kandidatin e saj Stevo Pendarovski, që ka mbështetjen edhe të BDI dhe partive tjera.

Unë Xhevat Iseni edhe pse kam qen shum vite antar i Lidhjes socijal demokrate RMV, do të përkrahi në kto zgjedhje Shqiptarin”, ka shkruar Iseni, i cili është drejtor i bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për Ndërtim dhe menaxhim të hapësirës banesore-afariste,Iseni shpeshëherë ka dalur hapur kundër veprimeve të partisë së tij duke shprehur kritika dhe mospajtime.