Shpeshherë shikojmë që me kalimin e moshës, shumë nga veshjet tona të preferuara nuk na bëjnë më dhe zakonisht në zonën e barkut, ndonëse jemi duke mbajtur të njëjtin rregim ushqimor. Shkak për këtë? Përgjigja është e thjeshtë: Hormonet, ata janë fajtorët kryesorë të ndryshimit të trupit tonë, shkruan Bordo.al
Më poshtë po ju prezantojmë shenjat e këtij ndryshimi. Ndiqni me kujdes këto siptoma dhe bëni krahasimin me veten tuaj.
Ke gjithmonë neps për gjërat e ëmbla
Nëse organizmi yt ka një sasi shumë të madhe estrogjeni, menjëherë do të shfaqet rezistenca ndaj insulinës, që në këtë rast infekton dhe hormone të tjerë, psh leptinën. Ky është hormoni, i cili njofton organizmin që është ushqyer dhe që është momenti të ndalojë së ngrëni.
Shëndoshesh edhe pse ndjek të njëjtin rregim ushqimor
Prania me shumicë e estrogjenit në trup, bën që organizmi të akumulojë më shumë dhjamë rreth belit, në vend që ta konsumojë atë, kjo vjen kur trupi ynë bëhet rezistent ndaj insulinës.
Ke ndryshime të menjëheshme të humorit
Niveli i estrogjenit mund të influencojë gjendjen shpirtërore. Kështu nëse vini re, që keni ndryshime të menjëhershme humori dhe filloni të shëndosheni pa shkak, të jeni të sigurtë që shkaktarët janë hormonet. Gratë janë shumë më të rrezikuara dhe më të prekura ndaj këtyre ndryshimeve sesa meshkujt, veçanërisht gjatë menstruacioneve dhe gjatë kohës së tranzicionit drejt menopauzës.
Je gjithmonë e stresuar
Një rol të rëndësishëm në shfaqjen e dhjamit në zonën e barkut luan kortizoni, i cili është quajtur si hormoni i stresit. Kur je nën gjendje stresi, ky hormon ka një rritje të nvelit, duke çuar në shëndoshje.