Ismajl Qerimi nga Vushtria e Kosovës flet për dramën e shumëfishtë që po përjeton që prej afro një dekade, ku pas një aksidenti në punë, u operua në mënyrë joprofesionale dhe për më tepër pa praninë e specialistit anes-tezist. Kjo ndërhyrje kirurgjikale rezul-toi e pafalshme sipas specialistëve që e vizituan më vonë. Kushdo që e ka lexuar romanin “Rrethi i kujtesës” të Diana Cu-lit, do t’i dukej më normale eksperimen-timi me medikamente që i bëhej në një klinikë naziste një partizaneje shqiptareje në vitet e Luftës së Dytë Botërore në raport me kalvarin dhe privimeve që ka hequr dhe vazhdon të vuajë Ismajli në vitet ‘2000. Sepse, si për ironi të fatit, Ismajli nuk jeton as në Ruanda, as nën regjimin e Mugabesë dhe as në ndonjë republikë të humbur bananesh por në zemër të Europës. Në një shtet që po i afrohet 800-vjetorit të formimit të tij dhe konsiderohet si model në funksionimin e demokracisë në shkallë botë rore. Pikë risht në Konfederatë n e Zvicrës
Zhgënjimi i tij më i madh do të vinte më pas si pasojë e diskriminimit, antihumanizmit dhe presioneve që ka përjetuar për të mbyl-lur gojën dhe për të mos ta publikuar këtë skandal. Historia e tij e dhimbshme është e vështirë të përshkruhet nëpërmjet një interv-iste sepse ai po vuan familjarisht pasojat e papërgjegjshmërisë së bluzave të bardha si dhe të përfshirjes së tyre indirekte në presio-ne me qëllim për të heshtur për këtë skandal. Ismajli rrëfen me një kujtesë të admirueshme fakte dhe detaje, të cilat vërtetohen nga do-kumentet origjinale që ai posedon dhe m’i vë në dispozicion. Në këto kushte arrita që të bindesha plotësisht se këtu kemi të bëjmë me një skandal, pavarësisht faktit se me të komunikoj ende nëpërmjet internetit on-line dhe jo drejtpë rdrejt. Në kushtet e një dësh-përimi dhe ankthi të tejskajshëm që ai ndien cdo ditë jo aq për vete se sa për pasigurinë e familjes së tij, Qerimi i është drejtuar tashmë Gjykatës Europiane të Strasburgut ku edhe ka depozituar dosjen e cështjes së tij me të gjitha provat, pas zvarritjeve përtej afateve ligjore të parashikuara nga Gjykata e Kan-tonit të Vaudit. I dëshpëruar për nëpërkëm-bjen që po i bëhet në Zvicer, Qerimi thotë se në rast se e drejta e tij nuk do të shkojë në vend shumë shpejt ai do të fillojë familjarisht një grevë urie përpara një prej institucioneve kryesore të shtetit ose atyre ndërkombëtare të instaluara prej shumë kohësh në Zvicër. Pasi informohesh dhe komunikon me Ismajlin për kalvarin e vuajtjeve të tij të njëpasnjëshme si dhe shkaktarët të cilët ai i akuzon direkt, atëherë kushdo mund të kuptojmë më mirë ekzistencën në shtetin helvetik të frymës rac-iste antishqiptare, e materializuar kjo vitet e fundit me monstra të tipit Carla del Ponte apo Dick Martin.
Ndërkohë Qerimi shprehet i gatshëm që të përballet me cdo gjykatë në lidhje me po-himet dhe akuzat e rënda që ai ngre në këtë intervistë, madje duke u vënë në dispozicion që t’i nënshtrohet edhe provës së makinës së të vërtetës, ashtu si në SHBA/ Dhe, në mb-yllje të këtij prononcimi, duke konsideruar si më efikase dhe më me peshë në arenën ndërkombëtare institucionet e shtetit shqiptar në raport me ato të Kosovës, ai i bën thirrje për ndërhyrje në përmjet autoritetit shtetëror dhe kanaleve diplomatike edhe Kryeministrit, Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës dhe Kryetarin e AKR-së zotin Behgjet Pa-colli si dhe Zv/Kryeministren tjetër, znj. Mi-moza Kusari. Nisur nga fakti se z. Pacolli ka edhe nënshtetësi zvicerane por edhe një ndi-kim më të fortë se një politikan i zakonshëm fale aktivitetit të tij të suksesshëm si biznes-men në shtetin helvetik, I fola shkiurt me aq pak kohë sa kisha mundësi në atë ambjent me njerëz në hotel Sheraton, problemin akut të bashkëatdhetarit Ismajl Qerimi. Zoti Pacolli reagoi pozitivisht sepse i kisha shkruar për këtë problem një deputeteje të partisë së tij…
kuar me publikun nëpërmjet kësaj interviste. Quhem Ismail Qerimaj dhe jam nga Dum-nica e Vushtrisë në Kosovë ku edhe kam lindur më 1975. Lashë Kosovën në vitin 1992 për arsye politike si pasojë e shtypjes dhe e represionit të atëhershëm dhe në vitin 1993 kam ardhur në Zvicër ku më priste vël-lai im i cili kishte emigruar më parë. Pas një viti fitova statusin e refugjatit politik dhe u vendosa në kantonin e Vaudit. Gjatë këtij viti u integrova mjaft mirë profesionalisht dhe u vendosa këtu përfundimisht.Në vitin 1997 u njoha më Isabela Pereira, një vajzë e mrekul-lueshme me nënshtetësi franceze dhe origji-në portugeze, me të cilën edhe u martova në vitin 2000 dhe kemi një djalë 8 vjecar, Adrin. Unë fillova punë në postën zvicerane ndërsa bashkëshortja ime ka punuar menaxhere bi-znesi në lavanderi.
Të plotë historinë e lexoni në http://www.shqiperia-etnike.com/she153/she153.pdf