Veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Bardhyl Mahmuti ka reaguar ndaj kërcënime të presidentit Turk Taip Erdogan.
“Në vend të reagimit ndaj kërcënimeve të Erdoganin njerëzit janë duke dëgjuar këngën e Ilir Shaqirit: Mos m’iu turr Sulltan flamurit…”, është shprehur Mahmuti, duke postuar këngën, e cila në vitet më të hershme ishte hit në Kosovë.
Me sa mburrje kujtojmë faktin që gjyshërit dhe baballarët tanë nuk dorëzuan asnjë pjesëtarë të hebrenjve që përndiqeshin nga Hitleri. E megjithatë kishte edhe në mesin e shqiptarëve kopilë të tillë që Hitlerin e thërrisnin “Baba Hetë”!
“Fatkeqësisht, kopilët e Erdoganit ia ngulën thikën pas shpine mikpritjes shqiptare në Kosovë.
Dorëzimi i gjashtë shtetasve turq në duart e regjimit terrorist të diktatorit të Turqisë është akti më i turpshëm që ndonjëherë kanë disa shqiptarë në emër të institucioneve të Kosovës.
Sot i turpëruar ndiej dhembje për ata që në këto momente janë duke u torturuar në burgjet e Turqisë për shkak se në institucionet tona kemi njerëz të shitur që shkelën të drejtën ndërkombëtare të mosektradimit të personave në shtetet ku rrezikohet integriteti i tyre fizik dhe psikik”, është shprehur ai.
Bardhyl Mamuti