Zbulohet pse humbën jetë dy pacient në Neurologji!


Dy pacientë kanë vdekur në Klinikën për Neurologji në Shkup në vitin 2016. Rasti është zbuluar gjatë revizionit, ku thuhet se pacientët kanë vdekur gjatë testimit të një ilaçi.

Mjeku përgjegjës me vonesë ka raportuar për vdekjen e pacientëve, prandaj edhe nuk ka qenë e mundur që të bëhet obduksion dhe të vërtetohet vdekja e tyre, për shkak të ilaçit.

Pas rastit, Komisioni për Etikë dhe MALMED e kanë njoftuar kompanitë farmaceutike se nuk do të testojnë ilaçin më tepër, për shkak të vdekjes së pacientëve.

Sipas Nova Tv, Revizori ka konstatuar se në dokumentin e nënshkruar nga pacientët, nuk është përfshirë obligimi për obduksion, në rast vdekjeje.

Gjithsej pesë pacientë janë përfshirë në këtë testim klinik, dy nga të cilët kanë vdekur. Bëhet fjalë për një antikoagulant.