Humb jetën 20 vjeçari në Itali


Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 20-vjeçari shqiptar në Itali.

Sipas të përditshmes La Repubblica, i riu, idetiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po udhëtonte me një makinë Alfa147 në një rrugë provinciale që lidh Gallipoli me Sannicola, kur humbi kontrollin e mjetit.

Automjeti, përfundoi jashtë rrugës dhe më pas u përplas me një pemë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit kur 20-vjeçari po shkonte drejt hipermarketit ku punonte..

Mësohet se ishin shoferë të rastit ata që njoftuan ambulancën.