Një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një tjetër në një pikë bastesh në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së të premtes.
Paraprakisht njoftohet se policia ka ndërhyrë duke neutralizuar autorin e dyshuar që ka qëlluar ndaj një personi tjetër.
Policia thotë se nuk ka të plagosur, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.