Vuçiç do të vizitoj Tiranën në fillim të marsit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do vizitojë Tiranën në datat 7 dhe 8 mars. Vizita e kreut të shteit serb do zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit. Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në këtë Samit.

Pjesëmarrjen dhe vizitën në kryeqytetin shqiptar e ka konfirmuar vetë presidenti serb gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Vuçiç tha se Samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Gjatë diskutimeve me presidentin slloven, presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, por edhe tema e nxehtë e kufijve mësohet se do të jetë në fokus të diskutimeve në Samit, shkruan Bota sot.