Një vit pa deputetin Sali Ramadani Kërçova


Sali Ramadani ishte një protagonist i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.

Më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit. Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njejtë.

Shërbimet e Parlamentit reaguan fuqishëm, por Ramadani nuk u tremb. Derisa një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe sot janë protagonistë aktual në politik kërkuan arrestimin e tij. Kryetar i Parlamentit ishte socialdemokrati Tito Petkovski, i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për heqjen e deputetit Ramdani nga foltorja.

Ai ka lindur në Kerçovë ndërsa pjesën e jetës e kaloi në Prishtinë.