Merr fund PSP-ja! Nuk mund të parashtrojë akuza pas skadimit të afatit prej 18 muajve

Prokuroria Publike Speciale nuk është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e punëve të prokurorisë publikë në procedura parahetimore dhe hetimore, të parapara me Ligjin për procedurë penale, është qëndrimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë.

“Prokuroria Publike Speciale për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së kundërligjshme të komunikimeve mund të ngrit akuzë apo të urdhërojë ndërprerjen e procedurës hetuese në periudhë jo më të gjatë se 18 muaj nga dita e ndërmarrjes së lëndëve dhe materialeve në kompetencë të saj, si kusht kumulativ, i cili nuk mund të tejkalohet duke llogaritur nga dita e pranimit të materialeve nga ndjekja e kundërligjshme e komunikimeve nga neni 2 i Ligjit të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes së kundërligjshme të komunikimeve, edhe pas skadimit të këtij afati prej 18-të muajve, nuk është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e punëve të prokurorisë publike në procedurë parahetimore dhe hetimore, të parapara me Ligjin për procedurë penale”, thuhet në mendimin ligjor në ueb faqen e Gjykatës Supreme të RM-së pas seancës së përgjithshme të mbajtur.

Seanca e përgjithshme sot u mbajt me rastin e nismave të avokatëve Boro Tasevski dhe Elenko Millanov, të parashtruara në bazë të nenit 6 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykata. Tasevski dhe Millanov janë mbrojtës të të akuzuarve në lëndët e Speciales.