Qeveria e Bullgarisë e ka miratuar protokollin e marrëveshjes për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe ka autorizuar shefin e përkohshëm të delegacionit të Bullgarisë në NATO që ta nënshkruajë Protokollin qasës,, transmeton Portalb.mk.
Ndryshe, Bullgaria ishte vendi i parë që e njohu Maqedoninë si shtet i pavarur në vitin 1992.
Pasi në Bruksel ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare do ta nënshkruajnë protokollin, ai duhet të ratifikohet në të gjitha parlamentet nacionale. sipas paralajmërimeve, Parlamenti i Greqisë do të jetë i pari që do ta ratifikojë, ndërsa sipas shkrimit të “Euroaktiv” kjo mund të ndodhë deri më 8 shkurt. Nuk përjashtohet mundësia për ratifikim më të shpejtë të protokollin të vendeve fqinje dhe Maqedonia të mundet këtë verë të bëhet anëtare e saj.