Si zyrtari nga Skënderaj bënte kurorëzime mes grave gjermane dhe burrave nga Drenica


Një ceremoni martese po përgatitej diku në Gjermani. Paraprakisht, ishte lënë termin për kurorëzimin e çiftit.

Por gjithçka mes të fejuarve përfundoi në momentin kur ofiqari i tregoi dhëndrit se nusja e tij gjermane është e kurorëzuar me një burrë nga Skënderaj.

Në fakt, këtë gjë nuk e dinte as vajza gjermane, të cilës pa dijeninë e saj i ishin marrë të dhënat nga Komuna e Skënderajt dhe me to i kishin rregulluar dokumentet gjermane një qytetari nga kjo komunë, raporton “T7”.

Në fakt ky nuk është rasti i vetëm që zyra për kurorëzime në Skënderaj kishte keqpërdorur të dhënat e shtetasve të vendeve të BE-së për t’i martuar pa dijeninë e tyre me meshkuj nga Drenica, përcjell albinfo.ch.

Janë gjithsej 42 raste. Pas ankesave nga shumë vende të BE-së, është aktivizuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës.