Një i dënuar ka tentuar të arratiset!

Me 28.01.2019 në ora 14.15 në SPB Shkup, i punësuari në policinë e burgut ka lajmëruar një tentim për ikje nga një i burgosur.

Sipas paraqitjes në polici, në ora 11.00, i burgosuri E.K.(33) nga Shkupi i cili në burgun e Idrizovës është për mbajtjen e dënimit me burg prej 10 vite e 6 muaj, për trajtimin mjekësor me katër polic të burgut është çuar në Entin për rehabilitim në rrugën “Kozara” ku kanë qëndruar deri në ora 13.30.

Pas daljes nga ordinanca, E.K. ia ka mbathur, por është kapur nga zyrtarët policor që kanë gjuajtur dy plumba paralajmërues në ajër. Pastaj E.K. është dërguar në repartin e Arestit në rrethin e kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.