Sela: Me paratë e fondit pensional, BDI-ja blente vota


Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në studion e Tv21 përballë gazetarit Fatmir Aliu është është prononcuar për ngjarjet e fundit në skenën politike në Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarit lidhur me skandalin e fundit në Fondin Penzional,Sela ka thënë: Një ndër arsyet pse Fondi Penzional nuk ju dha Aleancës që ta drejtojë sipas marrveshjes që kishim për ndarje të pushtetit është edhe kjo që sot opinjoni po e kupton si skandal edhe pse ne kemi pasur informacione për keqmenaxhim.

Qëllimi i BDI-së ka qenë për të fshehur krimin dhe keqpërdorimin që kanë bërë një dekadë të tërë kuadrot e BDI-së si pjesë e regjimit Gruevski-Ahmeti. Opinjoni duhet ta dijë se një ndër arsyet pse nuk ju dha Aleancës menaxhimi i këtij institucioni është fshehja e krimit që sot më ka marrë rrugën e trajtimit juridik.