Universiteti i Zürichut ia ndanë tetovares çmimin vjetor për hulumtimin më të mirë shkencor


Sukseset e shqiptarëve/eve në vendet perëndimore vazhdojn të mbushin faqet e gazetave dhe janë mburje për të gjithë shqiptarët që jetojnë në ato vende.

I tillë është rasti edhe me Dr. Shengjile Hasani- Deari, nga fshati Përshefcë – e martuar në fshatin Gllogjë dhe që është rritur, shkolluar dhe jeton në Zürich të Zvicrës.

Dr. Shengjilja është mjeke asistente në Klinikën për Stomatologji Preventive në Universitetin e Zürichut dhe gjatë vitit të kaluar iu nda çmimi vjetor i Fakultetit të Mjekësisë.

Këtë çmim ajo e fitoi për hulumtimin më të mirë shkencor në kuadër të punimit të doktoraturës.