RMV: Skandali me 12 mijë pensionistë, ngritet padi ndaj personave të panjohur


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kumtoi se sot deri te Prokuroria Themelore Publike do të dorëzojë padi penale kundër një kryerësi të panjohur dhe të gjitha dokumentet nga analiza e sistemit pensional me të cilën janë zbuluar parregullsi në shpërndarjen e kontributeve për një pjesë e pensionistëve të ardhshëm.

“Në fakt, hulumtimet thelbësore të sistemit pensional që i ka bërë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me Institucionet Financiare Ndërkombëtare për herë të parë pas 12 vjetëve ka zbuluar se te 12.000 të siguruar kontributet e paguara kanë ngelur vetëm në shtyllën e pensionit shtetëror. Për të fare nuk janë ndarë mjete në shtyllën (të dytë) private, edhe pse të siguruarit i kanë plotësuar kushtet. Në këtë mënyrë drejtpërdrejtë u është shkurtuar e drejta për realizimin e pensionit më të lartë këtyre 12.000 pensionistëve. Kështu, një i siguruar me pagë mesatare ka humbur rreth 95.000 denarë në periudhën prej 2007 deri në vitin 2018”, kumtojnë nga MPPS.

Prej atje shtojnë se e kanë rregulluar padrejtësinë që ua ka shkaktuar pushteti i kaluar këtyre personave dhe ua kanë kthyer paratë qytetarëve.

“Për atë qëllim shoqatave private pensionale do t’u paguhen 19 milionë euro të siguruara nga buxheti. Këto mjete do t’u ndahen të siguruarve të dëmtuar, gjegjësisht de çdonjëri nga 400.000 denarë. Politikat e këqija dhe të papërgjegjshme të ish pushtetit kanë sjellë deri te rritja e deficitit në Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor prej 15 miliardë denarë. Me qëllim që të ulet ky deficit, MPPS ka përgatitur pako të masave të cilat anë hyrë në fuqi prej më 1 janarit të vitit 2019. Nëpërmjet tyre ndryshohet struktura e sistemit pensional prej dy shtyllave. Qëllimi i MPPS është që të sigurojë pagesë stabile të rritjes në vazhdimësi të pensioneve, dhe atë pa rritje të kufirit të moshës ose ngrirje të pensioneve”, thuhet në kumtesën e MPPS./Portalb