Fshati Bastar i Mesëm, i ndodhur në një zonë të thellë malore të Qarkut të Tiranës, është tronditur këto ditë nga një EKZEKUTIM, ajo ndaj 34-vjeçarit baba i 3 fëmijëve, Arben Gjeci.
Kjo ngjarje ka tronditur banorët, të cilët shprehen se ngjarje të tilla ka vite që nuk ndodhin.
Nga hetimet dyshohet se, shkak i ekzekutimit mund të jetë një histori dashurie jashtë martese.
Për këtë ngjarje, policia ka vënë në pranga 3 persona, mes të cilëve edhe 20-vjeçaren, me të cilën viktima dyshohet se kishte një raport jashtë martese, raporton t.ch.
Dy të arrestuarit e tjerë janë vëllai i vajzës, Esat Cani, bashkëshorti i saj Dajet Kurti, si dhe Elida Cani, këta 2 të fundit dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë vrasje.
Paraditen e së hënës, kanë dalë para gjykatës, e cila ka dhënë masën arrest me burg për Esat Canin. Ndërsa për Elida Canin dhe bashkëshortin Dajet Kurti ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.