Detaje të pathëna: Cili komandant tha për Adem Jasharin “hiqmu tij, luftë ka lyp, luftë ka mu rras”

Publicisti dhe njohësi i mirë i mirë i luftës së fundit në Kosovë, Gazmend Islami përmes një postimi publik në Facebook ka shkruar se po flitet e pavërteta për themelimin e UÇK-së.

Ai tregon disa detaje të komandantëve Zahir Pajaziti dhe Adem Jashari.

Gjithashtu, në shkrimin e tij në Facebook, Islami shkruan se një komandant ka thënë për Adem Jasharin kur ka filluar lufta se, “hiqmu tij, luftë ka lyp, luftë ka mu rras”.

Islami ka paralajmëruar se edhe javën tjetër do të publikoj fakte të tjera.

Postimi i plotë:

Po flitet e pavërteta për themelimin e UÇK-së!

1.Lëvizjet politike dhe sulmet ndaj pushtuesit nuk kanë pas asnjëherë të ndalur pra gjatë gjithë periudhave kohore, ato kanë marrë hovin më të madh nga vitet 91.

2.Sulmet e kryera në Drenicë nën urdhrat e Adem Jasaharit asnjëherë nuk lidhen me LPK-në dhe nuk mund të dokumentohet as në formë të shkruar apo të filmuar. Këta ma mirë është të theksojnë që në asnjë komunikatë apo deklaratë politike të lëshuar nuk e kanë njohur Adem Jasharin si Komandant dhe nuk shkruhet askund as për komandat lokal, tek pas vrasjes së tij dalin dhe flasin për Komandantin legjendar.

3.Aksionet në Llap nën urdhrat e Zahir Pajazitit asnjëherë dhe në asnjë dokument zyrtar të shkruar apo të filmuar nuk lidhen me LPK-në sepse ai ishte i vetëdijshëm për intrigat dhe rolin destruktivë që kishin disa nga udhëheqësit e saj, mirë është që Qerim Kelmendi të sqaroj takimin e Zahir Pajzitit dhe Azem Sylës në Tiranë vetëm pak ditë para rënies së Komandantit. Pse Zahiri e pyeti kush je, ai i tha njëri që u donë të mirë, Zahiri i tha ata që na donë të mirën futen në Kosovë. Pra nuk kishte asnjë lidhje mes tyre, Zahiri gjatë asaj kohe operonte në gjysmën e Kosovës dhe ishte ai që epte urdhër për aksionet.

4. Derisa Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti ishin gjallë asnjëherë nuk kanë mundur të flasin se kush është Komandanti, arsye e vetme ka qen që LPK nuk mund të shpallte Komandant zyrtar Azem Sylën përderisa luftën e udhëheqin brenda Kosovës krejt dikush tjetër.

5. Sesi e morën kontrollin temë për studim , kush ishte lidhja kryesore e Xhavit Halitit dhe klanit të tij në Kosovë që tash është deputet i opozitës që i hapte rrugë me shpat këtij klani për ta kapur udhëheqjen e UÇK-së. Kush kërkoi ti shkohet në ndihmë Adem Jasharit kur plasi lufta dhe cili komandant tha, hiqmu ti luftë ka lyp luftë ka me u rras!!!! Vazhdojmë javën tjetër, nuk do të lamë që të na fshin historinë e vërtet, ata që nuk ishin dhe tash mbi vete “bartin lavdinë”.