Zbulohen detaje të reja rreth 4 grabitësve të bankës TEB


Policia e Kosovës ka arrestuar dje një 23 vjeçar të përfshirë në grabitjen e bankës TEB në Prishtinë, e cila ndodhi më 26 nëntor të vitit 2018.

I arrestuari A.R. emer i njohur për redaksinë së bashku me E.SH po ashtu 21 vjeçar mësohet se i kanë vënë zjarrin veturës me të cilën kanë kryer plaçkitjen, në fshatin Sinidoll të Prishtinës, për t’i fshehur gjurmët e krimit.

Kështu bëjën të ditur për “Gazeta Blic” burime Brenda Policisë së Kosovës. Sipas të njëjtave burime në plaçkitje kanë marrë pjesë edhe K.SH., 23 vjeç dhe L.L. ,25 vjeçar, të cilët ndodhen në kërkim.

“Pas hetimeve intensive nga njësia NJ.H.P për rastin e grabitjes së armatosur të ndodhur në Bankën Teb, sot me datën 25.01.2019 rreth orës 12:00 në rrugn Lidhja e Prizrenit kemi ndaluar të dysharin A.Rukovci dhe pas intervistimit në prezencë të avokatit mborjtës ka pranuar se pas Grabitjes së Bankës TEB në orët e vona së bashku me të dyshuarin E.Shaqiri kanë asgjesuar duke i vënë zjarrin veturës WV Bora në fshatin Sinidoll. i njëjti dyshohet se në bashkëkryrje e personat e cekur më lartë është involvuar në disa raste të grabitjeve dhe ka ndihmuar në arratisje të dyshuarve 2 dhe 3. është bastisur shtëpia e të dyshuarit me urëdhr GJPP dhe në konsultim me prokuorin Kujdestar i dyshuari ndalohet dhe drgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor të cilin e ka parë nga afër.