niciative qytetare në Tetovë “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” sot në fillim të orës 11:00 sërish do të protestojë kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike, transmeton Portalb.mk.
Kërkesat nga protesta e kaluar ishin:
Kryeministri të mbajë premtimet e dhëna duke cituar: “Kodra e Diellit do t’i merret ELEMIT dhe ELEM nuk mund të përgatis vetëm shtigje dhe kushte për pensionistet”, deklaratë e dhënë nga kryeministri për fushatën e referendumit, përpara qytetarëve të Tetovës.
Qeveria menjëherë të shqyrtojë mundësinë për koncesionimin e së njëjtës.
Ndërtimi i Teleferikut Tetovë – Kodër e Diellit me të gjitha elementet e nevojshme, infrastrukturore, parking dhe hapësira të duhura për vizitorët.
Kontrolle mbi realizuesin e punëve të Ski liftit me gjashtë ulëse i cili kushtoi 9.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe gropës së hapur për rezervuarin e planifikuar i cili kinse do të shërbente për akumulimin e ujit për prodhimin e borës artificiale, kërkohet sanksionim i së njëjtës.
Plani detal urbanistik i vili sa e sa mandate premtohet mirëpo nuk realizohet. Obligim nga Komuna e Tetovës, plan i cili është bazik që do e hap mundësinë për investime nga investitorë të huaj dhe zhvillim të së njëjtës.
Ne si iniciativë vlerësojmë se mënyra demokratike dhe institucionale e kësaj çështje tash e tutje nuk është e frytshme dhe vendosëm që përfundimisht takimet dypalëshe, me aktorët e lartpërmendur janë të panevojshme dhe humbje kohe, andaj tani e tutje edhe nuk do të jenë në planin tonë të veprimtarisë.
Qëndrimi ynë është që këtë çështje ta ngremë në një nivel tjetër, duke ndërmarrë masa tjera më serioze të kësaj problematike, përfundimisht t’i kushtohet vëmendje më e veçantë.
Andaj si e dini nga paralajmërimi, mënyra e vetme është t’i vendosim ultimatum Qeverisë dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë që të vijë dhe ta vizitojë këtë qendër turistike, si dhe një ndër kërkesat tona është që kompanisë ELEM t’i merren kompetencat për menaxhimin e qendrës turistike Kodra e Diellit.
Nëse këtë nuk e vendos qeveria, ELEM do të ballafaqohet me ne.
Premium WordPress Themes DownloadDownload Premium WordPress Themes FreeDownload WordPress Themes FreeDownload WordPress Themes Freelynda course free downloaddownload samsung firmwareDownload WordPress Themesfree download udemy course