Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, ka lindur në Manastir por prindërit e saj ishin nga Dibra.
Nexhmija ka kryer studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi, dhe për disa vite ka qenë mësuese e fillores në Tiranë.
Për t’ju njohur më mirë me jetën e saj Gazeta Metro ju sjellë disa gjëra që ndoshta s’i keni ditur:
1. Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë të rinj.
2. Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.
3. Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra, ku ka shkruar për jetën e saj me Enverin si dhe diku ka përmendur edhe tradhëtinë e tij.
4. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste, por iu hoqën.
5. Nuk lahej kurrë në dush vetë gjatë kohës sa ishte në burg, nga frika së një atentati të mundshëm, edhe pse gardiania mohon që gjatë kohës së qëndrimit të saj të ketë pasur ndonjëherë ndonjë provokim mes të burgosurave.
6. Në fillimet e viteve të ’90 thuhej se ka harxhuar mbi 36 milionë lekë të reja, dhe kur u pyt gjatë një intervite më vonë nuk e ka mohuar këtë gjë, duke pohuar se vizitat e shumta që kishte ajo e kanë bërë të shpenzojë kaq shumë, madje ka theksuar se kosovarë ishin të shumët që i vinin për vizitë, dhe duhej patjetër t’i shërbej me kafe.