Thaçi uron deputetët e Greqisë dhe Ciprasin për Marrëveshjen e Prespës


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka uruar deputetët e Greqisë dhe kryeministrin Cipras për Marrëveshjen e Prespës.

“Urime deputetëve të Greqisë, kryeministrit Tsipras që treguan vizion dhe kurajo duke e votuar Marrëveshjen e Prespës. Ky është një lajm i mirëseardhur për tërë rajonin dhe një shtytje e fortë në përpjekje për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura në mes të vendeve të Ballkanit”, ka shkruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.