Spektakël në qiellin shqiptar nga avionët e NATO-s


Qielli i Tiranës u “pushtua” nga avionët e NATO-s. Siç edhe duket në video ata u ngritën në qiell për disa minuta dhe zhvilluan një koereografi në nder të zyrtarizimit të aktivizimit të e Bazës së Kuçovës.

Qielli i Tiranës u vizitua sot nga avionët e NATO-s të në shenjë nderimi dhe mbështetjeje për përmbushjen e misionit të Shqipërisë në Aleancë. Shfaqja në ajër filloi rreth orës 11:00 në qiellin e Tiranës, dhe pikërisht në këtë kohë momenti i fluturimit të avionëve u shijua nga të pranishmit në ceremoni por edhe kalimtarët në rrugë. I pranishëm në ceremoninë e sotme ishte edhe komandanti i NATO-s, Gjeneral Tod Wolters, i cili ka ardhur në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës.