Pas tre muajve policia kap të kërkuarin me disa vepra penale!


Pas tre muaj kërkime policia dje në ora 23:10 në vendkalimin kufitar “Jazhincë” ka identifikuar personin P.P. 33 vjeçarë nga fshati Saraqinë i cili ishte në kërkim, policia e identifikoi kur i njëjti ka tentuar të kalojë kufirin me kartë identiteti të falsifikuar, duke u paraqitur si A.S 33 vjecarë, atëherë policia kufitare ka arritur që të identifikojë dhe t’i vë prangat.

Në mëngjesin e datës 15.10.2018 ora 07:30 personi P.P., pas një zënkës verbale me personin Q.E. në vendbanimin e tyre në Saraqinë, P.P. ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagos personin Q.E 57 vjeçarë.

Ai ditën e ngjarjes si dhe javë më vonë në rrjetin e tij social facebook, provokonte policinë duke regjistruar video live shëtitjet e tij në qytetin e Tetovës. Personi P.P njihet si person me precedent penal dhe ai ka vite që ka ndryshuar edhe emrin e tij, por rrjetin social dhe komunikimin me njerëz vazhdon ta zhvillojë me emrin e tij të mëparshëm. Pa Censurë gjurmoi më shumë për personin P.P dhe ajo që mund të shihet ështe se i njëjti më datë 15 atë ditë kur edhe e ka kryer veprën në ora 15:00, është kyçur “live” në facebook duke shëtitur me veturën e tij në rrugët e Tetovës, pikërisht rrugës për tek Xhamia e Larme. P.P shihet në video mjaft i relaksuar dhe i paisur me armë të ftohta, alkohool dhe lëndë narkotike!

Personi P.P ka një dosje të pasur në polici ku ai më datë 05.04.2018, nga Gjykata Themelore në Tetovë, gjykatësi Jordan Velkovski dënoi me një vit burg (lënda numër K-115/18) P.P për veprën “Mbajtje pa leje të armëve, përpunim, ndërmjetësim dhe tregëti me armë ose materiale shpërthyese”, por i njëjti nuk është burgosur për këtë vepër. Sipas informatave jozyrtare vetëm katër ditë, pikërisht më datë 18, pas dyshimit për kryerjes e veprës “tentim për vrae”, Gjykata e Tetovës ka lëshuar urdhër deri tek policia për kapjen e tij, shkruan Pa Censurë.

P.P gjithashtu ka të mbyllur edhe një vepër penale, (lënda numër K-1/18) ku gjykatës përsëri ka qenë Jordan Velioski, por në këtë lëndë personi i cili e ka akuzuar P.P, e ka tërhequr akuzën e tij./Pa Censurë