Kapet shqiptari në Itali, transportonte lëndë narkotike


Policia italiane ka privuar nga liria në Cosenza të Itali shqiptarin G.M 32 vjeç. Në automjetin e tij tip kamion u gjetën rreth 155 kg lëndë narkotike me vlerë përfituese në treg rreth 1 milionë euro.

Shqiptari u kao pas një kontrolli rrugor të policisë financiare italiane në rrugën provinciale SS 106 në provincën e Cosenzas.

Në momentin e ndalimit, shqitpari kishte shfaqur shenja nervozizmi, gjë që shtyu forcat e rendit të ushtrojnë një kontroll më teknik të auotmjetit me ndihmën dhe të qenve antidrogë.

Falë nuhatjes së qenve antodrogë, policia italiane ka mundur të zbulojë sasinë e lëndëve narkotike e fshehur në dyshemenë e kamionit, e cila ishte e modifkuar enkas për transportimin e substancave narkotike.

Substanca narkotike ishte e konfeksionuar në 15 pako. Sipas policisë italiane përllogaritet që lëndët narkotike e sekuestruar të silllte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu shqiptarit i janë sekuestruar 3 telefona celularë e para cash dhe ndaj tij është ekzekutuar urdhri i arrestimit me burg për trafik lëndësh narkotike.