Në fshatin Vagnicë të Mitrovicës një person duke ecur ka vërejtur një mjet të dyshimtë, për të cilin e ka njoftuar policinë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar vendin, derisa ka konfirmuar se mjeti i dyshimtë është granatë dore.
Më pas, njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë tërhequr mjetin.