Putin ndërsyn edhe fashistët serbë të Malit të Zi


Presidentit rus Vladimir Putin, ka takuar të gjithë serbët e Ballkanit, më qëllimin e vetëm për të destabilizuar Ballkanin. Ai ka takuar edhe serbët e Malit të Zi, shtet ky që Rusia në çdo mënyrë tenton të destabilizoj.

Një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik,  Andrija Mandiç (parti serbe) gjithashtu beson se ardhja e Vladimir Putinit në Beograd ishte një ditë e madhe për Serbinë dhe për tërë popullin serb që jetojnë jashtë Serbisë.

“Unë kam privilegjin të përfaqësoj popullin serb nga Mali i Zi dhe falënderoj ata që më thirrën që të bëhem pjesë e kësaj dite historike. Unë e di se në Malin e Zi shumica e njerëzve e duan Putinin dhe unë e di se paraardhësit tanë ishin aleat me Rusinë. Sot, për fat të keq, jemië duke kaluar një krizë, Mali Zi sot është bashkuar me Perëndimin dhe ka braktisur Rusinë “, tha dje Mandic për Sputnik.

Mandiç tha se në Mal të Zi sot ka hequr dorë nga këto vlera tradicionale, por gjithashtu shtoi se ai nuk ka asnjë dyshim se këto momente të trazuara do të kalojnë, për t’u kthyer në ato që që dikur i donin për paraardhësit e tyre.