Automjetet e rënda  që kalojnë në Saraj, rrezik potencial për banorët! (VIDEO)


Në adresë të “Pa Censurë” banorët e Sarait janë ankuar, se automjetet e rënda të cilat ju shmangen pikë-pakesave në autostradë kalojnë, në mes rrugëve kryesore të Sarait.

Në kohën e fushatës parazgjedhore, kryetari i Komunës së Sarait Blerim Bexheti premtoi se do të merr masa për këtë problematikë të qytetarëve të Sarait, mirëpo deri tani, nuk është ndërmarrë asgjë.

Banorët e Sarait na kanë derguar edhe video momentale ku shihet, se në rrugën ku kalojnë fëmijët për të vajtur në shkollë, mu aty ku duhet të kalojnë rrugën, kalon një atumojet i rëdë.

Pa Censurë do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi nga organi i Komunës, për këtë problem të qytetarëve.