Mulla Osmani: Ta barazosh Turqinë me Rusinë, kësaj i vije era baras me shërbimin famëkeq të UDB-së


Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku, ka thënë mbrëmë se shqiptarët kanë qenë superfuqi me territor.

Por, sipas tij ata që kanë dashur t’i grabisin tokat shqiptare, sidomos Rusia dhe Turqia, kanë eliminuar kokat e ndritura të këtij populli.

E këtë deklaratë të tij, të dhënë mbrëmë në një nga emisionet televizive, e ka komentuar Mulla Osman Musliu nga Drenasi.

Ky i fundit, ka thënë se “ta barazosh Turqinë me Rusinë, i vije era baras me shërbimin famëkeq të UDB-së”.

Daut Demaku: “Rusia dhe Turqia kanë eliminuar kokat e ndritura të popullit shqiptar.” Por unë thamë: “Ta barazosh Turqinë me Rusinë kësaj i vije era baras më shërbimin famëkeq të UDB-së””, ka shkruar hoxhë Mulla Osman Musliu në postimin e tij në Facebook.