Në Klinikën për Sëmundjet Infektive në Shkup janë shtruar në spital edhe dy fëmijë dhe një moshës madhore me sëmundjen e epidemisë së fruthit, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa me tre rastet e reja numri i të shtruarve në spital nga sëmundja e fruthit arrin deri në 26 persona.
Pacienti më i mitur është një foshnje 8 muajshe, ndërsa pacienti më i vjetër në moshë është një 43-vjeçar nga Shkupi.
Siç informojnë nga Ministria, deri tani, 2.008 njerëz janë vaksinuar në të gjitha pikat e vaksinimit në Shkup, ndërsa vetëm sot deri në orën 13:00, janë vaksinuar 104 fëmijë me vaksinat MRP.