Partia më e madhe opozitare maqedonase reagon ndaj konferencës për shtyp të Qeverisë ku fjalim kishin zëvendës-kryeministri Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Nga OBRM-PDUKM thonë se është e turpshme që Zoran Zaevi, Nikolla Dimitrov apo Radmilla Sheqerinska të jenë para tabelës ku shkruan Qeveria e Republikës së Maqedonisë e më pastaj të lavdërohen me ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës dhe fshirjen e emrin Republika e Maqedonisë. Telegraf.mk