Strumicë: 15 vjeçarja humb jetën në aksident


Herët në mëngjes në orën 4 e 30 minuta, në një aksident trafiku që ndodhi në dalje të Strumicës drejt fshatit Dabile, humbi jetën një vajzë 15 vjeçare nga fshati Radovë. Motra e saj më e madhe është e lënduar, ndërsa lëndime trupore kanë marrë vozitësi edhe dy persona tjerë. Automjeti Folksvagen kedi, me targa të Strumicës, të cilën e ka ngarë vozitësi 21 vjeçar, ka dalë nga rruga.
-Ka ndodhur një aksident, gjatë të cilit ka dalë nga rruga një automjet udhëtimi i tipit “Wolksfagen” me targa të Strumicës, i cili është drejtuar nga 21-vjeçari F.S. nga fshati i Strumicë, Radovë. Në automjeti ka pasur katër bashkudhëtar, prej të cilëve një person ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, kurse të tjerët janë dërguar në Qendrën Shëndetësore në Strumicë dhe kanë pësuar lëndime trupore, tha Marjan Dimçev ,zëvendës komandant i SPB Strumicë.

Personat e lënduar me automjet të Ndihmës së Parë janë dërguar në spitalin e përgjithshëm në Strumicë. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, një person është dërguar në Klinikën e Shkupit, na konfirmuan nga spitali i Strumicës.
Ky është vendi ku herët në mëngjes humbi jetë një banore 15-vjeçare nga fshati Radovë, gjatë një aksidenti kur një makinë ka dalë nga rruga. Rruga magjistrale që e lidh Strumicën me Bullgarinë fqinje është një nga rrugët më të frekuentuara në rajonin e Strumicës dhe pikërisht këtu ndodhin më shumë aksidente. Kushtet e motit dhe acari vetëm i rrisin mundësitë për katastrofa të këtilla njerëzore.

Edhe në fillim të dhjetorit, një burrë 37 vjeçar, banor i fshatit Ednokuçevë, humbi jetën pasi që automjeti i tij ka dalë nga rruga. Nga SPB Strumicë, sidomos gjatë verës, kanë ndërmarrë aksione parandaluese duke u bërë thirrje vozitësve t’i respektojnë rregullat për siguri më të madhe në komunikacion.