Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” mban rekordin me borxh ndaj DAP


Me borxh prej 5.1 milionë euro, Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” mban rekordin në mesin e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike sipas shumës së obligimeve financiare të papaguara ndaj Drejtorisë së të ardhurave publike. Në listën e fundit të borxhlinjve të DAP-it mbi 4500 kompani dhe qytetarë shtetit i kanë borxh 164 milionë euro për tatime, kontribute dhe dogana.