VMRO-DPMNE: LSDM kreu ndryshim të dhunshëm të emrit kushtetues


LSDM ka kryer ndryshim joligjor, kundër kushtetues dhe të dhunshëm të emrit kushtetues të shtetit, reagon VMRO-DPMNE.

“81 deputetë dje sollën vendim të turpshëm dhe joligjor me të cilën e mohojnë vullnetin e popullit maqedonas të shprehur në referendumin e 30 shtatorit i cili nuk ishte i suksesshëm dhe me këtë askush në shtet nuk ka legjitimitet të veprojë në kundërshtim me të njëjtën.

Me Marrëveshjen e Prespës i shkaktohet dëm i madh shtetit dhe popullit maqedonas. VMRO-DPMNE do të bëjë çmos që është në forcën e saj që kjo e padrejtë të korrigjohet.

Padrejtësia nuk guxon të mbetet. LSDM tregoi se e udhëheqë shtetin në drejtim të gabuar. Prandaj duhet të largohet. VMRO-DPMNE kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale për këtë pushtet kriminogjen që i shkaktoi humbje të mëdha shtetit dhe të ardhmes së saj”, thonë në VMRO-DPMNE.