Amerikani që po studion çiftelinë në universitet, shikoni si e luan instrumentin


Jeff Charest është një amerikan i cili ka zgjedhur të studiojë çiftelinë në Universitetin e Kardifit në Angli.
Çiftelia është instrumenti më i njohur shqiptar, e megjithëse një instrument i thjeshtë vetë me dy tela, duket se ka ngjallur interesim tek të huajt, saqë edhe po e studiojnë atë.

Një nga personat që ka vendosur të studiojë çiftelinë në universitetin e Cardiff në Angli.

Në këto video të publikuara, Charest shihet duke luajtur me çiftelinë e cila madje edhe ka simbolin e shqiponjës dy-krenare në të, ndërsa ai edhe ka shkruar disa tinguj vetë, të cilat i ka performuar edhe para publikut.