Sekreti i suksesit të Linkolnit në marrëdhëniet me njerëzit


Linkoln konsiderohet si udhëheqëse më perfekt i njerëzve , që njeh historia. Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Abraham Linkoln, është konsideruar gjithmonë si një nga presidentet më të mëdhenj që ka njohur populli amerikan. Ai ka lënë mësime të pazëvendësueshme mbi rregullat që duhet të ndërtohet një lider i mirë. Njeriu që luftoi shumë për ruajtjen e unitetit gjatë luftës civile nga disa u quajt “Baba Abraham”, e të tjerët e quajtën “tiran”.

Një ndër autoret që ka studiuar gjatë jetën e tij është Dale Carnegie, për të cilin thotë se i pëlqënin shumë kritikat. Linkoln shkruante letra dhe poezi satirike, të cilat i shpërndante nëpër rrugët e qytetit, ku ishte i sigurt se do të lexoheshin nga kalimtaret. Kështu ai pranonte kritikat.Kur u bë avokat , ai i sulmonte hapur kundërshtarët e tij nëpërmjet gazetave derisa mori një mësim që i shërbeu shumë. Në vjeshtën e vitit 1842, publikoi në gazetën e Sprinfildit një artikull anonim që vinte në lojë një politikan irlandez, me emrin Xhejms Shields. Gjithë qytetit u shkri gazit, por i sulmuari u indinjua dhe, pasi gjeti se kush ishte autori, e sfidoi në duel. Linkolni nuk donte të pranonte sfidën, sepse ishte parimisht kundër duele, por nuk mund të refuzonte të mbronte nderin e tij. Zgjedhën armët dhe, meqë kishte krahët e gjatë, Linkolni zgjodhi shpatën. U përgatit për duel dhe u paraqit në ditën e caktuar. Në minutën e fundit policia e ndërpreu duelin, por kjo ngjarje i dha Linkolnit një mësim që nuk e harroi më kurrë. Prej atëherë më nuk shkroi asnjë letër fyese dhe nuk u përpoq të tallej me të tjerët. Jo vetëm kaç, por mësoj edhe pavlefshmërinë e kritikes ndaj punës së të tjerëve.

Duke pasur këtë mësim nga rinia e tij ai e përdori gjatë gjithë jetës edhe duke qenë president i SHBA-ve. Kjo është vërejtur në veçanti gjatë Luftës Civile. Sa herë emëronte një gjeneral në krye të Ushtrisë së Veriut, Likoln mërzitej shumë për gabimet që bënin ata në krye të detyrës. Por, edhe kur gjysma e kombit ngrihej kundër këtyre gjeneralëve Linkoln nuk i prishte marrëdhëniet e mira me asnjërin prej tyre.

Ndër shprehjet që ai e përdorte më së shumti ishte “Mos gjyko, që të mos jesh i gjykuar!”.

Ndër rastet kur Likoln ka qenë shumë i revoltuar por prapë është përmbajtur është beteja e Getisburgut, kur komandanti i Ushtrisë së Jugut filloj tërheqjen. Duke parë këtë situatë Linkoln kërkoj nga komandanti i Ushtrisë së Veriut që të hidhej në sulm. Por, ky i fundit hezitoj dhe kjo i dha kohë kundërshtarit që të tërhiqej edhe më shumë.

Linkoln ishte egërsuar dhe me këtë rast i shënoj një letër gjeneralit të Ushtrisë së Veriut, ku shprehtë pakënaqësinë e tij për humbjen e një rasti kaç të rëndësishëm.

Këtë letër Linkoln nuk ia dërgoj asnjëherë gjeneralit Meade, dhe ajo u gjet në mes të shumë letrave të tjera pas vdekjes së Linkoln. Ai kishte menduar drejt, duke i thënë vetës “Mos u ngut! Është kollaj për mua, këtu në rehatinë e Shtëpisë së Bardhë të urdhëroj Meaden të sulmojë, por po të kisha qenë me të në Getisburg dhe të kisha parë gjithë atë gjakderdhje, që ka parë ai, ndoshta do të kisha bërë si ai.

Duke mos e dërguar këtë letër ai ruajti se pari një mik më shumë në jetën e tij, pastaj një aleat që i shërbeu me shumë aftësi për vazhdimin e luftës.

Veprimet e Abraham Linkoln i kanë ndjekur edhe shumë lider të tjerë si Teodor Ruzvelt, presidenti i 26-të i SHBA-vë, i cili para së të merre vendime të vështira gjithmonë shikonte portretin e Linkoln-t që e mbante në zyrë dhe pyeste veten se çdo të bënte Linkolni, po të kishte qenë në vend të tij.

Megjithëse ishte Presidenti me më pak vite shkollimi se paraardhësit e tjerë, kjo nuk e ndaloi të ishte një komunikues i shkëlqyer. Ai nuk rreshti së edukuari veten e tij gjithë jetën. Gjatë pushimit të mbledhjeve, ai lexonte Shekspirin. Linkolni dinte si t’iu fliste njerëzve për problemet që ata kishin dhe lidhej emocionalisht me ta duke zgjedhur mirë fjalët me të cilat drejtohej.