Arrestohen dy shtetas të Turqisë në “Bogorodicë”, dyshohen për falsifikim …


Në dy aksione të ndara të Policisë së Maqedonisë, dje janë arrestuar dy shtetas turq për shkak të falsifikimit të kartonit të gjelbër.

Në rastin e parë në pranga të policisë ka përfunduar 58-vjeçari O.H, i cili ka tentuar të kalojë në kalimin kufitar “Bogorodica” rreth orës 09:30.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:00, kur 43-vjeçari C.M nga Turqia, gjithashtu në kalimin kufitar “Bogorodica” është arrestuar për shkak të falsifikimit të kartonit të gjelbër.

Nga MPB thonë se dy të arrestuarit janë dorëzuar në stacionet policore për procedura të mëtejshme./Telegrafi/