Besimtarët ortodoks festojnë Buzmin

Besimtarët krishterë ortodoks në Maqedoni nesër festojnë Buzmin, një ditë para festës së madhe Lindjen e Krishtit – Krishlindjet.

Buzmi tradicionalisht do të shënohet me tubim para Tempullit “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Manifestimi do të fillojë me himnin e Buzmit që do ta interpretojë “Silvi bend” dhe me ngritjen e flamurit të Buzmit.

Priftërinjtë nga Kisha kryesore “Shën Klimenti i Ohrit” do t’i shenjtërojë naforën, çajin dhe rakinë, si dhe degët e buzmit, të cilat kumbarët e sivjetmë tradicionalisht i mblodhën rrëzë Vodnos, dhe të cilat do t’u ndahen falas të pranishmëve.

Qytetarët e pranishëm do t’i presin kumbara i vjetër Vllatko Ognenovski me kupën kalimtare, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kumbara i ri Ljupçe Nikollovski me bukën me monedhën e artë dhe dollingritësi Milivoe Aleksievski. Më pas ata do të nisen në Kishën kryesore ku do të mbahet akti solemn i shenjtërimit dhe ndarja e bukës nga ana e Arkipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z.Stefani, i cili do të mbajë shërbesë tradicionale, pas çka të gjithë së bashku do të vijnë në skenë ku do të vazhdojë solemniteti.

Në Shkup dhe në disa qytete të tjera në Maqedoni nesër do të organizohen edhe karvane buzmore të fëmijëve si paralajm i festës së nesërme krishtere Lindjes së Krishtit.

Krishtlindjet është festë e Zotit dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është amzë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Familjet ortodokse për Buzmin mblidhen në darkë të përbashkët dhe sipas traditës këtë natë nuk shkohet në mysafirë. Bëhet tryezë e pasur kreshmore.

Nikoqirët përpiqen të ofrojnë pak nga të gjitha asortimentet që t’u pasurohet tryeza gjatë tërë vitit. Gatuhet kulaç, ndërsa në disa vende bëhen lakrorë në të cilat futet monedhë. Besohet se ai tek i cili do të bjerë monedha do ta ndjekë fati gjatë tërë vitit. Para fillimit të darkës në të cilën mblidhen të gjithë, nikoqiri e bekon tryezën, e thyen kulaçin, ndërsa diku e ndan lakrorin, në aq pjesë sa ka anëtarë të familjes, duke lënë një pjesë për Zotin dhe një për shtëpinë.

Gjithashtu, natën e festës në zjarr vendoset një degë buzmi i cili llogaritet si dru i shëndetshëm, që të jenë me shëndet të gjithë në familje.