Sigurohen 85 vota për ndryshimet kushtetuese


Ekskuzivisht mirret vesh që partnerët e koalicionit, Zaev dhe Ahmeti, kanë zhvilluar biseda me deputet nga opozita maqedonase në mënyrë që të rritet mbështetja në Kuvend për ndryshimin e emrit, përtej 80 votave minimale që nevojiten për ta zbatuar ndryshimin e Kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen e Prespës midis Shkupit dhe Athinës.

Ky zhvillim kaq i shumëpritur ka ardhur pas hapave të fundit që janë ndërmarrë siç janë ligji për amnesti, ndryshimet në kodin penal dhe në veçanti me lirimin nga paraburgimi i ish drejtorit të DSK Sasho Mijallkov i cili konsiderohet më meritori për arritjen e 80 votave në Kuvend më 19 tetor të vitit të kaluar.

LSDM dhe BDI bashkë kanë 68 vota në Kuvend.
8 deputet të tjerë vijnë nga krahu pro-perendimor i VMRO-DPMNE që votoi pro hapjes së kushtetutës në tetor, ndërsa 4 deputet i takojnë opozitës shqiptare, Besa dhe Aleanca.

Njëri nga Deputetët shtesë që pritet ti bashkangjitet shumicës së dy të tretave besohet që është Panço Minov nga opozita, ndërsa katër të tjerët janë deputetët e VMRO DPMNE që ishin në hamendje të votojnë PRO qysh më 19 tetor.

Ndryshe, Ligji për Amnesti përfshiu edhe dy deputet tjerë, Ljupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, të cilët më herët kishin votuar kundër.

Mbetet të shihet nëse numri 85 do të zvogëlohet në 81 nëse opozita shqiptare, Besa dhe Ziadin Sela, vendos të voton kundër ndryshimit të emrit edhe përkundër insistimit të komunitetit ndërkombëtar dhe pritjeve të shqiptarëve.