Grumbullohen 26 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj


Sot janë bërë një javë që kur trupi i policit të ndjerë Izet Demaj u varrosë në Koshare.

Ai humbi jetën në detyrë gjatë një përleshje të armatosur duke parandaluar plaçkitjen në një bankë në Istog.

Për një javë ky fond ka arritur shifrën prej 26 mijë euro, ku qytetarët po solidarizohen dhe po ndajnë mjetë që sado pak lehtësojnë gjendjen ekonomike të familjes.

Megjithatë, sot familja Demaj përmes një shkrimi ka kërkuar ndërprerjen e ndihmave financiare.

Ata kanë njoftuar se janë nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore dhe se kërkojnë ndalimin e grumbullimit të mjeteve financiare.

“Familja e policit të ekzekutusr në detyrë, Izet Demaj, duke i konsideruar qëllimmirë dhe duke qenë mirënjohëse dhe falënderuese, ndaj bizneseve dhe personave që kanë kontribuar, në emër të bashkëshortes së Izetit, vëllezërve dhe familjes së ngushtë, kërkojmë nga dy kompanitë komunikuese, Ipko dhe Vala, të ndërpresin aksionet për grumbullimin e mjeteve financiare”, ka deklaruar familja.

Mirëpo, ky fond është ende aktive dhe deri tani ka grumbulluar 26,042 euro.

Ndërsa, ky fond do të qëndroj i hapur deri me 15 janar.

Kujtojmë se polici, Izet Demaj, ishte ekzekutuar gjatë një konfrontimi me një grabitës në Istog.